Për dy muaj, Radio Evropa e Lirë ka fotografuar në disa lokacione në Kosovë, për të dëshmuar ndotjen që bëhet në fshatra, qytete, lumenj dhe male. Vendi po përballet me një ndotje të madhe si nga qytetarët ashtu edhe nga ndotësit industrialë. Përveç mbeturinave që janë krijuar që nga mbarimi i luftës, problem të madh paraqesin edhe mbetjet që janë shkaktuar në kohën kur Kosova ishte pjesë e ish-Jugosllavisë. Aktivistët mjedisorë kanë thënë se asnjëra nga qeveritë e pasluftës nuk e ka pasur prioritet mbrojtjen e natyrës. KËTU mund ta shikoni dokumentarin lidhur me ndotjen e mjedisit në Kosovë.
Natyra që bashkëjeton me ndotjen

5
Një eskavator shihet duke marrë zhavor e dhe në afërsi të Prizrenit, në jug të Kosovës. Ky material më pas përdoret për ndërtimin e shtëpive e ndërtesave të reja.

6
Një gurthyes në afërsi të qytetit të Gjilanit, prej ku merret zhavorri dhe gurë të tjerë për të ndërtuar rrugë të reja.

7
Gurthyes ka edhe në afërsi të Ferizajt, ku punëtorët marrin materialet për ndërtimin e rrugëve.

8
Ndërtuesit ilegalë, që marrin zhavorrin dhe rërën e lumit për të ndërtuar shtëpi, kanë dëmtuar shtratin e Drinit të Bardhë, lumë që gjendet në pjesën jugore të Kosovës.