Ndërlidhjet

NATO do të mbajë bisedime anëtarësimi me Suedinë para samitit të korrikut


Flamuri i NATO-s. Fotografi ilustruese.
Flamuri i NATO-s. Fotografi ilustruese.

NATO do të mbajë bisedime me Suedinë për anëtarësimin në aleancë para samitit në korrik. Kështu njoftoi shefi i NATO-s i cili tha se Turqia është pajtuar për këtë takim.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka folur me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe “jemi pajtuar për takim të nivelit të lartë në Bruksel para samitit” të aleancës.

“Në këtë takim do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm, krerët e inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare. Qëllimi është të bëjmë përparim në kompletimin e pranimit të Suedisë në NATO”, shtoi ai.

Stoltenberg foli për gazetarët nga kryeqyteti lituanez, Vilnius, ku do të mbahet samiti i NATO-s më 11 dhe 12 korrik.

Suedia ka qenë shtet “i ftuar” nga NATO që nga qershori i vitit 222, por anëtarësimi i Stokholmit duhet të ratifikohet nga 31 shtetet anëtare. Deri më tani, Hungaria dhe Turqia kanë bllokuar pranimin e këtij shteti.

Zyrtarët perëndimorë kanë shpresojnë që Erdogan të zbusë qëndrimin e tij për këtë çështje pas rizgjedhjes së tij në postin e presidentit muajin e kaluar.

Shtetet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, po kërkojnë nga Ankaraja të ratifikojë pranimin e Suedisë, duke insistuar se Stokholmi ka përmbushur kushtet nga marrëveshja që arriti me Turqinë vitin e kaluar.

Ajo marrëveshje përfshinte edhe zotimin për të shtypur lëvizjet opozitare kurde, sikurse është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit që Ankaraja e konsideron grup terrorist.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG