NATO-ja stërvitet për luftim dimëror në derë të Rusisë
Në një peizazh të akullt me mështekna dhe pisha, në kufirin lindor të NATO-s, manovrat e rregullta ushtarake të këtij viti nga aleanca atlantikoveriore po zhvillohen në një kohë të tensioneve të larta mes Rusisë dhe Perëndimit. Në “Kampin Dimëror”, në verilindje të Estonisë, vetëm 100 kilometra larg kufirit me Rusinë, rreth 1,300 trupa britanike, estoneze dhe franceze po operojnë në kushte ekstreme. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)