Ndërlidhjet

NATO-ja emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë samitit të aleancës në Uashington.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë samitit të aleancës në Uashington.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Patrick Turner është emëruar për të udhëhequr Përfaqësimin e NATO-s në Ukrainë (NRU).

Gjatë samitit të NATO-s të mbajtur në Uashington javën e kaluar, Stoltenberg për krijimin e NRU-së dhe për postin e përfaqësuesit të lartë civil, që do të udhëheqë atë.

Stoltenberg tha se Truner është një “shërbyes i përkushtuar publik” që ka një historik të mirë të arritjes së rezultateve.

Turner është mbështetës i fuqishëm i Ukrainës, shtet që po përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia më 2022. Ai ka shërbyer si sekretar i Mbrojtjes i Britanisë para se të bëhej ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për politika të mbrojtjes dhe planifikimit, post që e ka mbajtur nga viti 2018 deri më 2022.

Sipas njoftimit, Turner do të nisë detyrën në Kiev në shtator të këtij viti.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG