Ndërlidhjet

Stoltenberg: Kundërofensiva ukrainase po përparon


Një ushtar ukrainas afër Bahmutit në lindje të Ukrainës. Fotografi nga arkivi.
Një ushtar ukrainas afër Bahmutit në lindje të Ukrainës. Fotografi nga arkivi.

Forcat ukrainase kanë qenë në gjendje që të thyejnë mbrojtjen ruse dhe kanë bërë përparim në kundërofensivën e tyre ndaj trupave të Moskës, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ukrainasit gradualisht po fitojnë terren dhe kjo dëshmon rëndësinë e mbështetjes sonë, por edhe të aftësisë dhe vullnetit tonë për të vazhduar mbështetjen”, tha Stoltenberg para ligjvënësve të Bashkimit Evropian.

“Këto janë luftime të ashpra, të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë vijën e mbrojtjes së forcave ruse dhe po lëvizin përpara”.

Në ditët e fundit, Ukraina ka pretenduar se ka thyer vijat mbrojtëse të Rusisë gjatë kundërofensivës në jug të shtetit.

Ukraina ka pranuar dërgesa me armë perëndimore nga shtetet e NATO-s, përfshirë tanke luftarake dhe makina të blinduara për ta ndihmuar atë në luftime.

Por, Kievi e ka pranuar se kundërofensiva e nisur para tre muajsh ka qenë më e ngadalshme sesa ka shprehur fillimisht.

Trupat ukrainase raportohet se kanë intensifikuar sulmet në shkallë më të vogël, pasi sulmet në shkallë më të gjerë kanë hasur në vështirësi për shkak të minave tokësore të vendosura nga rusët.

Pushtimi rus i Ukrainës ka rigjallëruar aleancën ushtarake të NATO-s, e cila ka shtuar numrin e forcave të saj në krahun lindor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG