Tridhjetë e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, krahasimi i imazheve të vitit 2024 me ato nga arkivi, tregon vragë që kanë mbetur nga kufiri më famëkeq i Luftës së Ftohtë.
"Barriera mbrojtëse antifashiste" e Berlinit u vendos nga qeveria e majtë e Gjermanisë Lindore, e mbështetur nga sovjetikët në verën e vitit 1961, gjoja për të parandaluar hyrjen e spiunëve perëndimorë në Berlinin Lindor. Në realitet, muri, i cili e ktheu Berlinin Lindor në një burg të gjerë në ambient të hapur, ishte një masë e dëshpëruar nga qeveria e Gjermanisë Lindore për të ndaluar miliona qytetarë të saj të iknin drejt lirisë pasi Gjermania u nda në zona të kontrollit sovjetik dhe perëndimor pas Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë dekadave sa qëndroi muri, mijëra njerëz arritën të arratiseshin nga Berlini Lindor, por të paktën 140 u vranë në përpjekje e sipër për të ikur, shumë prej të cilëve u qëlluan nga rojat kufitare gjermanolindore.
Muri u ra më 9 nëntor të vitit 1989 mes protestave masive brenda dhe jashtë Gjermanisë Lindore, një shtet policor që u shemb së bashku me murin e tij famëkeq.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)