Ndërlidhjet

Muri i Berlinit: Çfarë ka mbetur prej tij, 60 vjet më vonë

Një vështrim nga rrënojat e Murit të Berlinit, 60 vjet pas fillimit të ndërtimit të tij.

Barriera ndërmjet sektorit lindor dhe atij perëndimor të qytetit gjerman filloi të ngrihej më 1961. Më 13 gusht të atij viti, trupat e Gjermanisë Lindore u pozicionuan te Porta e Brandenburgut, dhe filluan izolimin nga pjesa e Berlinit që kontrollohej nga perëndimorët.

Muri, i cili shtrihej përgjatë 155 kilometrave rreth Berlinit Perëndimor, nënkuptonte vdekje pothuajse të sigurt për ata që dëshironin ta kalonin për të ikur nga Lindja. Rënia e Murit, më 9 nëntor 1989, shënoi fillimin e fundit të regjimeve të udhëhequra nga komunistët, nga Evropa Qendrore deri në Rusi.

(Përgatiti: Trim Haliti)

XS
SM
MD
LG