Ndërlidhjet

Muralet e Kievit që nderojnë heroizmin e të rënëve

Dy vjet pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, imazhe të mëdha me tematikë lufte janë pikturuar nëpër muret e kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke përjetësuar në murale heroizmin e të rënëve në luftë. Këto imazhe gjigante janë pikturuar nga artistë të ndryshëm me lejen e autoriteteve të qytetit të Kievit.

Fenomeni i muraleve nëpër rrugët që ndriçojnë muret gri të ndërtesave të banimit, nuk është i ri në Ukrainë. Para luftës, ishin imazhe që përshkruanin përralla, muzikantë të shquar dhe figura kombëtare.

Tani, me murale nderohen ushtarët, vullnetarët, dhe të tjerë që janë bërë simbole të njohura të heroizmit dhe rezistencës gjatë dy vjetëve të fundit, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


XS
SM
MD
LG