Ndërlidhjet

Moti ekstrem më 2023

Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra.

Në fillim të vitit 2023, Kalifornia përjetoi një dimër jashtëzakonisht të lagësht, me dëborë, duke shkaktuar rrëshqitje dheu që i bëri disa shtëpi të paqëndrueshme dhe të pasigurta në faqet e shkëmbinjve, ndërsa në hemisferën jugore temperaturat përvëluese ndezën zjarre në Kili.

Ndërsa vera po sillej në hemisferën veriore, pjesë të mëdha të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara u zhytën nën valët e të nxehtit të madh që kontribuuan në përhapjen e shumë zjarreve. Sezoni më i ashpër ndonjëherë i zjarreve në Kanada dërgoi tymin që ngrihej në zona të mbuluara të SHBA-së në mjegull, ndërsa Greqia pësoi vitin e saj klimatik më të vështirë në historinë e regjistruar, pasi flakët u pasuan në shtator nga shkatërrimi i stuhisë Daniel.

Në shtator, tetor dhe nëntor stuhitë shkaktuan gjithashtu përmbytje në Meksikë, Hong Kong dhe në Evropën Perëndimore, ndërsa përmbytjet mbytën mijëra njerëz në Libi. Nga ana tjetër, thatësira rekord shënuan rënie drastike të nivelit të ujit të liqeneve dhe lumenjve, duke përfshirë edhe pyjet tropikale të Amazonës.

Shkencëtarët thonë se këto lloj ngjarjesh si pasojë e motit ekstrem do të bëhen më të rëndomta dhe më të rënda me ngrohjen e Tokës.

Ky vit ishte veçanërisht i vështirë si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe në kombinim me shfaqjen e fenomenit natyror të klimës, El Ninjo, që ngrohu ujërat e Oqeanit Paqësor.

Në nëntor, shkencëtarët thanë se viti 2023 pritet të përfundojë si viti më i ngrohtë i regjistruar dhe në dhjetor diplomatët për çështje të klimës u takuan në Dubai në COP28 për të ulur emetimet dhe për të frenuar ngrohjen globale.

Këtu është një përzgjedhje e fotografive të agjencisë Reuters që tregojnë ekstremet e një klime që po ndryshon dhe efektin e saj te njerëzit, kafshët dhe peizazhi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


XS
SM
MD
LG