Ndërlidhjet

Gjykata e Moskës me fletarrestim për një anëtar tjetër të ekipit të Navalnit


Aleksei Navalni i cili vdiq në shkurt të vitit 2024.
Aleksei Navalni i cili vdiq në shkurt të vitit 2024.

Një gjykatë në Moskë lëshoi një urdhër arresti më 26 gusht për Aleksandra Frolova, një anëtare që jeton në mërgim nga ekipi i politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksei Navalnit.

Javën e kaluar, gjykata e njëjtë lëshoi një fletarrestim për Nina Volokhonskaya,një producente në mërgim në kanalin ‘YouTube Navalny LIVE’.

Në mesin e gushtit, Frolova dhe Volokhonskaya u shtuan në listën e të kërkuarve të Rusisë për dyshime se kanë marrë pjesë në aktivitete të një grupi ekstremist.

Në qershor 2021, autoritetet ruse shpallën Fondin për Luftën kundër Korrupsionit dhe shtabet e Aleksei Navalnit si organizata ekstremiste.

Pas kësaj, rrjeti i shtabeve rajonale u shpërbë, dhe shumë mbështetës të opozitarit u larguan nga Rusia nën kërcënimin e ndjekjes penale.

Navalni vdiq në rrethana të dyshimta në shkurt të vitit 2024.

Nëse arrestohen dhe dënohen, të dyja gratë përballen me deri në gjashtë vjet burg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG