Ndërlidhjet

Moderna nis provat klinike për dozën përforcuese kundër Omicronit


Shiringa me doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë amerikane, Moderna. Fotografi ilustruese.
Shiringa me doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë amerikane, Moderna. Fotografi ilustruese.

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Moderna ka nisur provat klinike për një dozë specifike të vaksinës kundër variantit Omicron të koronavirusit.

Ky njoftim vjen pasi kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kanë nisur testimet për vaksinën e tyre që shënjestron Omicronin, variant që konsiderohet më ngjitës se variantet paraprake të COVID-19.

Moderna tha se në fazën e dytë e provave, një dozë përforcuese e krijuar që të shënjestrojë Omicronin do t’iu jepet personave të rritur që veçse kanë marrë dy doza të vaksinës origjinale para gjashtë muajve. Ndërkaq, personat që janë të vaksinuar me tri doza, do të marrin një dozë të katërt, të dizajnuar për Omicronin.

Më pas, shkencëtarët do të vlerësojnë nëse do të jetë e nevojshme vetëm marrja e dozës përforcuese për Omicronin apo do të duhet edhe doza e katërt.

Vaksina origjinale e kësaj kompanie ofron mbrojtje të mirë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes, por nuk është aq efektive ndaj variantit Omicron. Studimet sugjerojnë se doza përforcuese e vaksinës forcon mbrojtjen ndaj virusit.

Disa shtete, përfshirë në Evropën Lindore dhe Qendrore, po regjistrojnë shifra rekorde të infektimeve për shkak të variantit Omicron. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara numri i infektimeve ka filluar të bie, megjithëse infektimet janë ende të larta krahasuar me valët e para të pandemisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG