Ndërlidhjet

Mjekët të preferuar për kryetar komunash


Vendvotim në Maqedoninë e Veriut gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020.
Vendvotim në Maqedoninë e Veriut gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020.

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, qofshin ata në pushet apo në opozitë, në pjesën më të madhe të komunave të vendit, në zgjedhjet vendore në vjeshtë, kanë vendosur të garojnë me kandidatë mjekë, përmes të cilëve synojnë të fitojnë besimin e elektoratit.

Partitë politike një pjesë e të cilave kanë bërë publike emrat me të cilët do të futen në garën e zgjedhjeve vendore në tetor, thonë se vendimtare për përcaktimin e kandidatëve, kanë qenë matjet që janë realizuar brenda partisë, përkatësisht cili kandidat është më i besueshëm tek elektorati.

Megjithatë, në bazë të ligjit, afati i fundit për shpalljen e kandidatëve që do të futen në garë për kryetar komune, është në shtator.

Tani është bërë e ditur se në qytetin turistik të Ohrit, dy partitë më të mëdha maqedonase, ajo në opozitë VMRO DPMNE dhe Lidhja Social-Demokrate, do të garojnë me dy mjekë për të fituar besimin e qytarëve të Ohrit edh atë me Kirill Pecakovin dhe Konstadin Georgievskin.

Beteja mes dy partive maqedonase në qytetin e Prilepit, gjithashtu do të zhvillohet mes dy kandidatëve me profesion mjekë: ortopedin Borçe Jovsevskin nga VMRO DPMNE dhe kolegun e tij po ortoped, Ilija Jovanovskin nga Lidhja Social-Demokrate.

Tashmë është bërë e ditur se partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim do të synoj të fitoj besimin e qytetarëve në Dibër, me mjekun urolog Hekuran Dukën edhe një mandat i cili do të përballet me kolegun e tij mjek, Bekim Pocesta nga opozita shqitare Alenaca për Shqiptarët.

Kjo parti (Aleanca për Shqiptarët ) tashmë ka bërë të ditur se në Gostivar, sërish synon të marrë edhe një mandat neurologu Arben Taravari, kurse besimin e qytetarëve në komunën e Çairit në Shkup, kjo parti synon ta fitojë përmes mjekut Bekim Sali.

Partia Demokratike Shqiptare ka bërë të ditur se në qytetin e Tetovës do të garojë me Sadi Bexhetin farmacist.

Në krye të komunës së Kamnenicës Maqedonase, ndodhet Sonja Stamenkova, psikologe e diplomuar, që 20 vjet ka punuar si motër medicinale në këtë qytet, me gjasë do të futet në garë për të marrë besimin e elektoratit edhe për një mandat të ri.

Agjencitë që merren me matjen e opinionit publik, thonë se mjekët janë personat më të popullarizuar në mesin e qytetarëve, për shkak të kontakteve të shumta por edhe fatin që vendimet e mjekëve asnjëherë nuk vihen në dyshim.

“Tani për fat te keq, në partitë politike mbizotëron bindja se me çdo kusht duhet të fitohen zgjedhjet dhe në këtë rast, duke u nisur nga fakti se mjekët janë ata që janë më të popullarizuarit pasi kanë shumë kontakte, gjegjësisht pacientët janë të varur prej tyre dhe vështirë se janë të eksponuar negativisht ndaj tyre, pra prej këtu buron logjika ose jo logjika që të zgjidhen mjekët si më favoritë me të cilët synohet të fitohet besimi i qytetarëve.

Duke u nisur nga parimi se duhet kandiduar personat që kanë vizon se si duhet zhvilluar ekonomia komunale, pasi një pjesë të kompetencave në zhvillimin ekonomik kanë edhe komunat, atëherë partitë politike kanë vetëm fitimin e pushtetit, ndërkohë që si qëllim i dorës së dytë mbetet zhvillimi i komunës”, thotë Billalli.

Nga ana tjetër Nano Ruxhin, gjithashtu ish politikan thotë se pozita e kryetarit të komunës, sjell privilegje materiale shumë më të mëdha se ajo e mjekut, andaj në këtë rast këmbehet siç shprehte ai “pushteti i besueshmërisë që sjell pozita e mjekut me pushtetin politik që ka kryetari i komunës duke pas më shumë benifite materiale".

Ruxhin thotë se kriza e pandemisë ka rritur edhe më shumë influencën që kanë mjekët ndaj qytetarëve.

“Gjatë kohës së pandemisë, mjekët fituan një numër të konsiderueshëm të simpatizuesve, duke i parë ata si shpëtimtarë apo heronj të kohës, pasi që gjithçka rrotullohej rreth aspektit shëndetësor dhe si të arrihej tek shërbime cilësore, përderisa gjithçka tjetër u bë jo funksionale. Duke pasur parasysh këto parametra, nuk më duket për tu habitur se partitë politike përzgjedhin mjekë të profileve të ndryshme, si kandidatë për kryetar komune”, thotë Ruzhin.

Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut për kryetar komunash dhe këshilltarë, tashmë nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, janë caktuar të mbahen më 17 tetor.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG