Ndërlidhjet

Ekipet ndërkombëtare do të dërgohen në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi. 1 shtator 2022.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi. 1 shtator 2022.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se marrëveshja për lëvizjen e armëve të rënda nga centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhja është ende duke u diskutuar.

Por, ai shtoi se ishte marrë vendim për të dërguar ekipe të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.

Shmyhal nuk dha më shumë detaje, por këto komente i bëri, më 13 dhjetor, pas takimeve që pati në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe shefin e IAEA-s, Rafael Grossi, ku u diskutua për centralin bërthamor në Zaporizhja.

"Rusët kanë ende një qëndrim të fortë ndaj centralit bërthamor", tha ai në televizionin ukrainas.

“Negociatat po zhvillohen si nga pala franceze, ashtu edhe nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore”, tha ai.

Vendimi për të dërguar ekipe të IAEA-s në të gjitha centralet është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur një katastrofë në zonën e luftës.

Grossi, deklaroi më heret se ai mbetet “tmerrësisht i shqetësuar për situatën në central, i cili është burim rreziku për aq kohë sa vazhdojnë bombardimet”.

Centrali bërthamor në Zaporizhja është më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë.

Ky central ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG