Ndërlidhjet

Miratohet vaksinimi kundër COVID-19 për fëmijët mbi 5 vjeç


Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të enjten vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët e grupmoshës 5 deri në 11 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të enjten vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët e grupmoshës 5 deri në 11 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se ka miratuar dhënien e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Deri më tani në Kosovë lejohej vaksinimi vetëm për fëmijët e moshës mbi 12 vjeç.

Ndërkohë po vazhdon vaksinimi i të gjitha grupmoshave. Grupmoshat mbi 60 vjeç mund të marrin vaksinën e katërt me kushtin që të tretën ta kenë marrë katër muaj më parë.

Fëmijët mbi 12 vjeç mund të marrin dozën e parë, të dytë dhe të tretë.

Në 24-orët e fundit janë shënuar 871 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ku fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG