Ndërlidhjet

Ministrat e Jashtëm të BE-së mbajnë takim të pashembullt në Kiev


Pamje nga takimet që po zhvillohen në Kiev.
Pamje nga takimet që po zhvillohen në Kiev.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë duke zhvilluar një takim në Kiev, si shenjë mbështetjeje për Ukrainën, ka thënë kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borell të hënën.

Tashmë janë bërë 19 muaj prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë.

“Po mbledh sot ministrat e Jashtëm të BE-së në Kiev, për herë të parë ndonjëherë të 27 ministrat takohen jashtë BE-së”, ka thënë Borell në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

“E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ka thënë se mesazhi i takimit është që BE-ja po zgjerohet nëpër Ukrainë dhe se ukrainasit janë shumë mirënjohës.

“Ky takim historik” është mbajtur jashtë kufijve aktualë të BE-së, por brenda kufijve të BE-së në të ardhmen.

Ky takim nuk është bërë publik paraprakisht për çështje sigurie.

Një prej temave në agjendën e takimit është propozimi i Borrellit për të bërë përkushtime për ndihmën ushtarake që duhet ndarë për Ukrainën.

Borrell dëshiron t’i ndajë 5 miliardë euro si ndihmë vjetore për Ukrainën në periudhën 2024-2027, ndonëse këtë vendim ministrat nuk pritet ta marrin në Kiev.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG