Ndërlidhjet

Shefi i Rio Tintos thotë se projekti për litium në Serbi është cak i dezinformimit


Protestat në Beograd të organizuar në gusht kundër projektit të Rio Tintos.
Protestat në Beograd të organizuar në gusht kundër projektit të Rio Tintos.

Shefi ekzekutiv i kompanisë anglo-amerikane të minierave, Rio Tinto, pretendon se kompania e tij dhe planet e saj kundërthënëse multimiliardëshe për të krijuar minierën më të madhe në Evropë në Serbi, janë cak i një fushate “shumë mirë të dizajnuar dhe të organizuar” të dezinformimit.

Shfi i kompanisë Rio Tinto, Jakob Stausholm, duket se përdori tekstin e medias serbe, Politika, për të kundërshtuar protestat publike që së fundi janë mbajtur për shkak të projektit, për shkak të frikës se do të shkaktojë dëme të mëtejme mjedisore në Serbi.

“Çështja e zhvillimit të projektet huton, shqetëson dhe ndan njerëzit”, shkroi ai, sipas agjencisë Beta, duke shtuar se “punëtorët tanë janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe ngacmimeve në internet”, duke mos specifikuar se për çfarë kërcënimesh bëhet fjalë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që një kohë të gjatë mbështet projektin e Rio Tintos, që gjendet në Jadar, pasi ka argumentuar se do të krijojë vende pune.

Vuçiq dhe përfaqësues të kompanisë Tio Tinto javën e kaluar në një forum publik u përgjigjën në pyetje lidhur me shqetësimet e publikut në Serbi për këtë projekt.

Aleati i Vuçiqit, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, më pas u zotua se qeveria e tij do të bëjë zotime me shkrim për sigurinë e projektit, para se të lejojë të vazhdojë përpara ky projekt.

Rio Tinto thotë se kapaciteti i mundshëm i minierës prej 60.000 tonësh në vit litium mund të plotësojë një të pestën e nevoja të kontinentit, ku tregu për bateritë për makinat elektrike po lulëzon.

Kompania vazhdimisht ka thënë se do të operojë në mënyrë të sigurt me minierën dhe do t’iu përmbahet standardeve mjedisore.

Protestat në gjithë Serbinë shpërthyen pasi Gjykata Kushtetuese anuloi një vendimin e Qeverisë paraprake e cila refuzoi dhënien e disa lejeve më 2022, duke hapur rrugën për përmbushjen e premtimit të Vuçiqit për të siguruar përfundimit e kompleksit të minierës në Jadar.

Grupet mjedisore dhe grupe të tjera lokale akuzuan Rio Tinton dhe Qeverinë se po injorojnë shqetësimet e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG