Ndërlidhjet

Militantët e IS-it vranë dy ushtarë irakianë


Fotografi ilustrim.
Fotografi ilustrim.

Pjesëtarë të grupit militant Shteti Islamik (IS), sulmuan një pozicion të ushtrisë irakiane në provincën veriore të Kirkukut, duke vrarë dy oficerë ushtarakë dhe duke plagosur tre ushtarë, thanë një deklaratë të dielën autoritetet irakiane.

Në deklaratë thuhet se autoritetet irakiane mbajtën një takim për të hetuar sulmin.

IS, përmes një deklarate, të shtunën vonë, mori përgjegjësinë për sulmin në uebsajtin e tyre.

Kjo vjen pasi ushtria irakiane ka goditur celulat e heshtura të grupit militant IS, pranë kufijve të vendit gjatë muajit të kaluar.

Shërbimi Kundër Terrorizmit i Irakut filloi sulme ajrore duke synuar pozicionet e grupit në shkretëtirën perëndimore të provincës Anbar dhe në malet Hamrin pranë Kirkukut, duke vrarë 27 militantë.

Grupi militant në vitet e fundit ka shënjëstruar pozicionet e ushtrisë irakiane në provincën e Kirkukut.

Në nëntor 2022, militantët e IS-it vranë katër ushtarë irakianë në distriktin e provincës Dibis dhe morën armët dhe pajisjet e tyre të komunikimit.

Kontrolli territorial i IS-it në Irak dhe Siri u shkatërrua nga një fushatë shumëvjeçare e mbështetur nga SHBA-ja, por luftëtarët e tij vazhduan me celula të fjetura që kanë vrarë shumë irakianë dhe sirianë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG