Ndërlidhjet

OBSH: Miliarda raste të malaries u parandaluan këtë shekull


Një infermiere duke përgatitur një vaksinë kundër malaries në Kamerun.
Një infermiere duke përgatitur një vaksinë kundër malaries në Kamerun.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 2.2 miliardë raste të malaries u parandaluan që nga viti 2000 përmes edukimit, përdorimit të rrjetave kundër mushkonjave dhe vaksinimit.

Në këtë proces u shmangën rreth 12.7 milionë vdekje, vlerësoi OBSH-ja në raportin e publikuar të mërkurën.

Shtatëmbëdhjetë vende tani i vaksinojnë në mënyrë rutinore fëmijët e vegjël kundër malaries.

Sipas vlerësimit të OBSH-së, një gjë e tillë mund të shmangë dhjetëra mijëra vdekje çdo vit.

Malaria është sëmundja më e zakonshme tropikale.

Paraziti transmetohet nga mushkonjat anofele, të cilat pickojnë kryesisht në mbrëmje dhe gjatë natës.

Sëmundja shkakton temperaturë të lartë dhe dhimbje të gjymtyrëve dhe mund të trajtohet me barna.

Në raportin e OBSH-së thuhet se, vitin e kaluar, gjithsej 597.000 njerëz kanë vdekur nga malaria - pak më pak se në vitin 2022.

Rreth 95% e vdekjeve janë regjistruar në vendet afrikane.

Atje, shumë njerëz ende nuk kanë mjete për t’i parandaluar infeksionet ose për t'i diagnostikuar dhe trajtuar ato, thuhet në raportin e OBSH-së.

Sipas kësaj organizate, sëmundja infektive është zhdukur tashmë në 44 vende.

Nga 83 vende ku ende shfaqet, 25 kanë tani më pak se dhjetë raste në vit.

Në Afrikë, shkalla e vdekshmërisë është ulur për 16% që nga viti 2015.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG