Ndërlidhjet

Mijëra persona marshojnë në Glasgou duke kërkuar më shumë nga Konferenca për Klimën


Një protestuese duke bërtitur në marshin e mbajtur më 6 nëntor në Glasgou.
Një protestuese duke bërtitur në marshin e mbajtur më 6 nëntor në Glasgou.

Mijëra protestues kanë marshuar në qytetin skocez, Glasgou, në ditën e dytë të protestave të mbrojtësve të ambientit, të cilët besojnë se çështjet e ngrohjes globale nuk janë trajtuar me urgjencë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën.

Protestuesit – përfshirë studentë, aktivistë, politikanë dhe pjesëtarë të sindikatave kanë marshuar në qendër të qytetit më 6 nëntor.

Disa pjesëmarrës kanë pasur edhe mbishkrimet, “Kapitalizmi është duke vrarë planetin”.

Organizatorët dhe policia në Glasgou kanë thënë se presin që protestave t’iu bashkohen 50,000 persona, në kuadër të marsheve botërore për të kërkuar veprime të menjëhershme për komunitetet që veçse janë prekur nga ngrohja globale.

Delegatë nga gati 200 shtete janë duke marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, për të analizuar mënyra si të zbatohen zotimet e bëra në Konferencën e Parisit për Klimën më 2015, në mënyrë që temperatura mesatare të mbetet në 1.5 deri në 2 gradë Celsius.

Në mesin e marrëveshjeve që janë arritur në konferencën e këtij viti është edhe zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë dhe metanit, si dhe mosfinancimi i projekteve me thëngjill jashtë shteteve pjesëmarrëse.

Siguria është rritur rreth qendrës së qytetit Glasgou më 6 nëntor, pasi edhe helikopterët janë parë në ajër gjatë marsheve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG