Ndërlidhjet

Mbi 1.000 banorë të Krimesë u vranë duke luftuar për Rusinë


Mbi 1.000 banorë të Krimesë u vranë duke luftuar për Rusinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Të paktën 1.000 banorë të Krimesë janë vrarë duke luftuar për Rusinë, prej kur Moska nisi luftën në Ukrainë, më 2022, sipas një hulumtimi të Radios Evropa e Lirë. Gadishulli ukrainas i Krimesë është aneksuar nga Rusia më 2014, dhe me media të censuruara në atë zonë, shifrat e sakta të pjesëtarëve të vrarë ushtarakë nuk dihen. Mirëpo një ekip i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, e ka ndërtuar një bazë të të dhënave për të vdekurit e luftës në Krime, duke mbledhur deklaratat e banorëve lokalë dhe postimet e banorëve të zonës nëpër rrjetet sociale. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Bujar Tërstena)

XS
SM
MD
LG