Ndërlidhjet

Mijëra mësimdhënës rumunë marshojnë për paga më të larta


Protesta e mësimdhënësve në Bukuresht, më 30 maj 2023.
Protesta e mësimdhënësve në Bukuresht, më 30 maj 2023.

Dhjetëra mijëra mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme në Rumani marshuan drejt ndërtesës së qeverisë në qendër të Bukureshtit më 30 maj, duke bërë thirrje për paga më të mira, më shumë investime në arsim dhe një reformë të sistemit arsimor të vendit.

Organizatorët e sindikatës kanë vlerësuar se 15.000-20.000 mësues po marrin pjesë në protestë.

Drejtuesit e sindikatave kanë refuzuar ofertat e qeverisë për kompromis gjatë disa rundeve të negociatave që kur mësimdhënësit u futën në grevë më 22 maj.

Rreth 100.000-150.000 mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme ndaluan punën, derisa kërkojnë që qeveria e koalicionit të përmbushë kërkesat e tyre.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e hekurudhave kanë sinjalizuar gjithashtu se po përgatiten të hyjnë në grevë.

Kërkesa kryesore e grevistëve është një pagë fillestare për mësuesit e rinj të paktën e barabartë me mesataren e vendit.

Paga mujore e një mësuesi rumun të sapo-diplomuar është pak më shumë se 520 dollarë (480 euro), ndërsa paga mesatare në vend është 988 dollarë (rreth 913 euro).

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG