Moska thotë se Ukraina ka nën kontroll dhjetëra vendbanime ruse
Forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll të paktën 28 vendbanime në rajonin e Kurskut në Rusi, pasi përparuan deri në 30 kilometra në ditën e shtatë të ofensivës së tyre të befasishme, sipas zyrtarëve rusë. Më shumë se 120.000 njerëz janë evakuuar nga ky rajon, i cili është gjithashtu shtëpi për mijëra armenë etnikë. Kreu i një shoqate lokale të komunitetit armen, Derenik Koshtoyan, i tha Shërbimit armen të Radios Evropa e Lirë se shumë prej tyre kanë ikur nga zonat përreth për në qytetin kryesor Kursk. Të tjerë thonë se tani po mendojnë të largohen krejtësisht nga ky rajon. (Përgatitën: Syzanë Paçarizi dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
22 dhjetor 2024
Dronët sulmues rusë terrorizojnë civilët në Ukrainë
-
20 dhjetor 2024
Ushtari ukrainas bën bujë me videot kritikuese për komandantët
-
20 dhjetor 2024
Nga Kosova në Tajvan: Viti 2025 me agjendë të ngjeshur
-
16 dhjetor 2024
A do ta kufizojë Trump edhe më shumë abortin në SHBA?