Ndërlidhjet

Më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas u dërguan në Rusi, sipas Moskës


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe për Lovava-Belovan.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe për Lovava-Belovan.

Më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas janë dërguar nga Ukraina në Rusi që kur filloi pushtimi rus i Ukrainës, ka thënë të hënën Maria Lvova-Belova, komisionare për të drejtat e fëmijëve e Rusisë.

Në një raport të publikuar më 30 korrik, Lvova-Belova tha se shumica e këtyre fëmijëve erdhën në Rusi “të shoqëruar nga prindërit apo të afërmit e vet”.

Më 17 mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe për Lvova-Belovan.

Ata akuzohen se janë përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë – që është krim lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve ukrainase më 31 korrik 2023, që nga 24 shkurti 2022, 19.546 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi.

Këto janë rastet e vetme të regjistruara zyrtarisht, kur një prind, kujdestar apo dëshmitar i dëbimit të fëmijës e ka raportuar rastin në zyrën shtetërore për informim të Ukrainës.

Aktivistët ukrainas për të drejtat e njeriut ngulin këmbë se qindra mijëra fëmijë janë zhvendosur detyrimisht nga Ukraina.

Shumica e fëmijëve janë marrë nga rajonet e Mariupolit, Hersonit, Harkivit dhe Kievit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG