Ndërlidhjet

Mbylljes së Qeverisë amerikane nuk i shihet fundi


Dështon takimi i presidentit Trump me udhëheqësit demokratë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00

Dështon takimi i presidentit Trump me udhëheqësit demokratë

Presidenti amerikan, Donald Trump është larguar të mërkurën nga takimi negociues me liderë kongresionalë, teksa janë bërë përpjekje për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane që ka hyrë në ditën e 19-të.

Përmes një postimi në Twitter ai thënë se është larguar nga takimi duke iu thënë pjesëtarëve të tjerë “Tung tung”.

Trump më pas ka përshkruar takimin me senatorin demokrat, Chuck Schumer dhe kryesuesen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Sapo u largova nga takimi me Chuck dhe Nancy, një humbje totale e kohës. I kam pyetur se çfarë do të ndodhë brenda 30 ditëve, nëse do të pranojnë sigurinë kufitare që parasheh ndërtimin e murit? Nancy ka thënë, JO. Unë i kam thënë tung tung, asgjë tjetër nuk funksionon”, ka deklaruar Trump në Twitter.

Presidenti amerikan tash e një kohë ka shfaqur mospajtimet e tij me demokratët dhe një pjesë të republikanëve, të cilët kundërshtojnë të financojnë projektin e tij për murin me Meksikën.

Në takimin negociues që ka përfunduar ende pa nisur mirë, demokratët kanë shkuar në Shtëpi të Bardhë, duke i kërkuar Trumpit që të hapë Qeverinë.

Trump, në anën tjetër, ka përsëritur thirrjet për të holla për murin, andaj republikanët dhe demokratët kanë përfunduar me qasje të ndryshme për takimin, mirëpo përfundimi ka qenë i njëjtë: mbyllja e Qeverisë nuk duket se ka fund.

Lideri i demokratëve, Chuck Schumer ka thënë se Trump ka goditur tavolinën me dorë dhe ka thënë “nuk kemi se çfarë të diskutojmë” dhe është larguar.

Mirëpo republikanët kanë pasur tjetër përshkrim të situatës. Ata kanë mohuar se Trump ka goditur tavolinën apo se ka ngritur zërin.

“Presidenti e ka bërë të qartë sot se ai do të jetë i ashpër në arritjen e prioriteteve të tij për të ndërtuar murin, një ndalesë nga çeliku në kufirin jugor”, ka deklaruar nënpresidenti amerikan, Mike Pence pas takimit.

Ndërkohë që debati mes presidentit amerikan dhe ligjvënësve është duke vazhduar, në të njëjtën kohë janë duke u shpërfaqur edhe efektet e mbylljes së Qeverisë.

Qindra mijëra punëtorë federalë do të mbesin pa paga të premten, dhe pak më shumë se gjysma prej tyre janë duke punuar pa pagesë.

*Video: Trump flet për "krizë humanitare" në kufi me Meksikën

Trump flet për "krizë humanitare" në kufi me Meksikën
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:02 0:00

Shërbimet tjera kyçe federale janë pezulluar, duke përfshirë disa vëzhgime për ushqim.

Administrata për Ushqim dhe Ilaçe ka thënë se nuk është duke bërë vëzhgimet rutinore për shkak të mbylljes së pjesshme të Qeverisë, mirëpo kontrollet e ushqimeve më të ndjeshme pritet të rifillojnë javën e ardhshme.

Trump pritet të vizitojë zonën kufitare më 10 janar, duke u ndaluar në qytetin McAllen të Teksasit.

Gjatë fushatës së tij, ai ka përmendur vazhdimisht se imigrimit është problem i madhe, si dhe ka premtuar se do të ndërtojë një mur në kufi me Meksikën.

Në ditën e martë, teksa i është drejtuar kombit për herë të parë nga Zyra Ovale, Trump ka thënë se ekziston një “krizë humanitare” dhe shqetësim për sigurinë.

Mirëpo për demokratët një gjë e tilla ka qenë vetëm shpikje e Trumpit.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG