Beteja për ta mbrojtur Lumin Vjosa
Një fushatë për mbrojtjen e atij që po cilësohet lumi i fundit “i egër” në Evropë po vazhdon në Shqipëri. Fshatarë dhe aktivistë mjedisorë po kundërshtojnë planin e qeverisë për të ndërtuar më shumë se 30 hidrocentrale përgjatë rrjedhës së Lumit Vjosa. Sipas ekspertëve dhe aktivistëve lokalë, ndërtimi i digave do të përmbyste zona të mëdha dhe do të dëmtonte ekosistemin. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Facebook Forum