Ndërlidhjet

Mbi 100 të lënduar nga përplasja e trenave në Pekin


Oficerët policorë në vendin e ngjarjes së përplasjes së trenave në Pekin, Kinë, 15 dhjetor 2023.
Oficerët policorë në vendin e ngjarjes së përplasjes së trenave në Pekin, Kinë, 15 dhjetor 2023.

Dy trena u përplasën në një metro në kryeqytetin kinez, Pekin, gjatë motit të lig si pasojë e borës së madhe, duke shkaktuar lëndimin e qindra personave, thanë autoritetet kineze të premten.

Rreth 500 njerëz u dërguan në spital, përfshirë 102 me thyerje eshtrash, sipas zyrtarëve.

Aksidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në perëndim të Pekinit, në një metro nëntokësore.

Binarët e rrëshqitshëm e shtynë një tren të frenojë në mënyrë automatike. Një tren tjetër që po vinte pas tij nuk qe në gjendje të frenojë me kohë dhe si pasojë u përplas me të, thanë zyrtarët e transportit të Pekinit të premten.

Policia, emergjenca dhe autoritetet e transportin shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ia dolën t’i evakuojnë të gjithë udhëtarët deri në orën 23:00 të enjten, sipas zyrtarëve.

Ekipet e shpëtimit duke e larguar një vagon të trenit në vendin e aksidentit të trenave në Pekin, Kinë, 15 dhjetor 2023.
Ekipet e shpëtimit duke e larguar një vagon të trenit në vendin e aksidentit të trenave në Pekin, Kinë, 15 dhjetor 2023.

Njëzet e pesë udhëtarë mbesin nën vëzhgim, ndërsa 67 mbetën të shtrirë në spital të premten në mëngjes, thanë autoritetet.

Bora e madhe, që filloi të bjerë të mërkurën, ka shkaktuar pezullimin e udhëtimeve me disa trena dhe mbylljen e shkollave.

Autoritetet alarmuan për rrugë me ngrica, të ftohtë ekstrem dhe reshje bore. Temperaturat pritet të bien në minues 11 gradë të premten natën.

Nuk është raportuar për viktima nga stuhitë dimërore që e kanë goditur një pjesë të madhe të Kinës veriore. Dimrat në Pekin janë zakonisht shumë të ftohtë, por rrallëherë me reshje të mëdha bore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG