Ndërlidhjet

Palmer: SHBA-ja, partnere e fuqishme e Maqedonisë së Veriut


Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov dhe i dërguari i posaç[m i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer.
Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov dhe i dërguari i posaç[m i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer.

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, ka thënë në Shkup se Shtetet e Bashkuara mbesin partnere e fuqishme në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit euroatlantik.

“Është kohë e shkëlqyer për vizitë, posaçërisht pas vizitës së sekretarit (amerikan të Shtetit, Mike) Pompeo. Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar”, deklaroi Palmer pas takimit me ministrin për Punë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Shefi i diplomacisë maqedonase deklaroi pas takimit me diplomatin amerikan se institucionet, edhe pas mosmarrjes së datës për nisjen e bisedimeve me BE-në, do të vazhdojnë punën me zbatimin e reformave që të mos lënë asnjë arsye për ndonjë refuzim tjetër.

Ai tha se Ballkani e ka vendin në Bashkimin Evropian pasi unioni, siç u shpreh ai, nuk do të jetë i suksesshëm me një rajon të lënduar.

“Në vitin 2008 kishim rënë në kurthin e dëshpërimit, mendoj se kjo nuk do të na çojë larg, nëse sërish biem. Duhet të jemi të vendosur. Duhet të përpiqemi që të largojmë edhe arsyetimin e fundit për mosdhënien e datës. Ky është Ligji i Prokurorisë Publike dhe në momentin e parë që vjen të dalim edhe më të përgatitur dhe të gjejmë mënyrën që së bashku me të gjitha shtetet anëtare të BE-së të gjejmë mënyra që edhe brengosjet e tyre të adresohen, por edhe të kemi parasysh interesin tonë. Kemi interesa të përbashkët, pasi është një rajon i gjeografisë evropiane dhe nuk mundet Evropa të jetë e suksesshme dhe stabile me një rajon të lënduar”, u shpreh Dimitrov.

*Expose: BE-ja nuk është serioze me zgjerimin

BE-ja nuk është serioze me zgjerimin
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:11:23 0:00

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut është takuar me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska ndërsa në ditët në vijim do të realizojë takimet edhe me drejtues tjerë të lartë shtetërorë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG