Ndërlidhjet

Aleksei Navalny varroset në Moskë


"Nuk të harrojmë": Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, varroset në Moskë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Varrimi i Aleksei Navalnyt.

Mijëra persona me lule në duar – të rrethuar nga forcat e sigurisë – ia kanë dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është varrosur të premten në varrezat Borisovskoye në Moskë.

Ka raportime se në momentin e varrosjes së trupit të tij, është dëgjuar kënga “My Way” e Frank Sinatras.

Ai ka vdekur më 16 shkurt në një burg rus në Arktik në rrethana misterioze.

Para varrimit, në Kishën “Ikona e Nënës dhe Zotit”, është mbajtur një ceremoni përkujtimore, në të cilën kanë marrë pjesë edhe prindërit e tij.

Prindërit Anatoliy and Lyudmila, nuk kanë bërë ndonjë koment publik.

Ka pasur njerëz që u janë afruar prindërve duke u thënë “faleminderit për birin tuaj” dhe “na falni”.

Disa persona janë dëgjuar duke bërtitur jashtë kishës, “ekzekutues”, “Rusia do të jetë e lirë”, “jo luftës”.

Të tjerë kanë thënë duke qarë, “nuk do të të harrojmë”.

Prindërit e Navalnyt.
Prindërit e Navalnyt.

Ceremonia është mbajtur te kisha në qarkun Marjino, ku ka jetuar Navalny për një kohë, sipas ish-zëdhënëses së tij, Kira Yarmysh.

Diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorët e Shteteve të Bashkura, Gjermanisë, Francës kanë shkuar në kishë për të nderuar Navlanyn.

Ata janë parë të veshur në të zeza dhe me trëndafila në duar.

Diplomatët e huaj në Moskë.
Diplomatët e huaj në Moskë.

Në rrugën drejt kishës janë vendosur shumë gardhe metalike.

Të paktën 40 makina të policisë janë parkuar afër kishës në mëngjesin e 1 marsit.

Gruaja e Navalnyt e falënderon burrin e ndjerë për “26 vjet të lumtura”

Gruaja e Navalnyt, Yulia, dhe dy fëmijët e tij, aktualisht jetojnë jashtë shtetit, dhe kanë vemdosur të mos udhëtojnë në Rusi, të shqetësuar për mundësinë e shtypjes prej Kremlinit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yulia e ka falënderuar atë “për 26 vjet të lumturisë absolute”.

“Nuk e di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem, që nëse do të ishe këtu, të ishe i lumtur dhe krenar me mua. Pa dyshim që do të takohemi një ditë”, ka thënë Yulia.

Ajo ka publikuar edhe fotografi të disa prej momenteve më të mira të çiftit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka lëshuar një paralajmërim përmes gazetarëve se çdo organizim i paligjshëm do të konsiderohet shkelje e ligjit, një lloj kërcënimi që policia do të intervenonte shpejt nëse duhet të merret me turmat.

Ai ka thënë se Kremlini nuk e konsideron Navalnyn si politikan dhe nuk ka asgjë për të thënë për familjen e Navalnyt.

Në ceremonitë ortodokse, njerëzit zakonisht parakalojnë para trupit të të vdekurit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, dhe më pas ceremonia udhëhiqet prej një prifti dhe më pas një kori.

Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues!
Disa persona afër trupit të vdekur të Navalnyt, gjatë ceremonisë përkujtimore në kishë.
Disa persona afër trupit të vdekur të Navalnyt, gjatë ceremonisë përkujtimore në kishë.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Disa persona afër trupit të vdekur të Navalnyt, gjatë ceremonisë përkujtimore në kishë.

Qindra rusë janë arrestuar vetëm pse kanë dërguar lule nëpër qytet për të përkujtuar Navalnyn.

Ivan Pavlov, avokat i njohur rus për të drejta të njeriut, i cili është larguar prej shtetit, ka thënë se autoritetet ruse do ta konsiderojnë funeralin si “organizim masiv i padëshirueshëm” dhe do të tentojnë të kufizojnë sa më shumë numrin e pjesëmarrësve.

“Jam i sigurt që do të ketë kordone të policore dhe vëzhgim me video prej të gjitha anëve”, ka thënë ai.

“Si masë parandaluese, ata do t’i marrin në pyetje aktivistët nëpër stacione policore, apo do t’i vizitojnë nëpër shtëpi për t’iu dhënë paralajmërime. E kemi parë tashmë këtë”.

Trupi i Navalnyt i është dorëzuar nënës së tij, Lyudmila më 24 shkurt, më shumë se një javë pas vdekjes së tij prej “shkaqeve natyrore” në një burg në rajonin rus të Arktikut.

Ai ka qenë 47-vjeçar.

E veja e Navalnyt, Yulia, ka thënë thënë se presidenti rus, Vladimir Putin është përgjegjës për vdekje e burrit të saj.

Edhe disa zyrtarë perëndimorë e kanë të njëjtin mendim.

Ai ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG