Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, u mbajtën marshe kundër dhunës ndaj grave. Motoja e protestës së përvitshme “Marshojmë S’festojmë” ishte “Drejtësi për gratë e vrara”. Sipas organizatorëve të këtij marshi protestues, nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat në Kosovë. Pjesëmarrësit thanë se sistemi i drejtësisë është bashkëfajtorë, pasi siç argumentuan, ndaj burrave që po kryejnë vrasje të grave, drejtësia po shqipton dënime të ulëta.
"Drejtësi për gratë e vrara"

1
Akivistë të të drejtave të grave dhe qytetarë protestuan pranë Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe më pas edhe në rrugët kryesore të qytetit. Ata thanë se gjykatat në Kosovë janë patriarkale, pasi argumentuan se për vrasjen e grave, sistemi i drejtësisë po shqipton dënime të ulëta.

2
Protestuesit hodhën ngjyrë dhe tymues në drejtim të ndërtesës së Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë më 8 mars 2022.

3
"Policia i ka duart me gjak", ishte një prej sloganeve të kësaj proteste. Protestuesit akuzuan institucionet ligjzbatuese për neglizhencë të rasteve të dhunës në familje.

4
Një pjesëmarrëse në protestën "Drejtësi për gratë e vrara". Organizatorët e kësaj proteste thanë se "nuk mund ta gëzojmë lirinë e asnjërës, pa lirinë e secilës".