Ndërlidhjet

Rusia kërkon rishikimin e marrëveshjes për eksportin e grurit


Një tank rus i shkatërruar në një fushë gruri të mbuluar me borë në rajonin e Kharkivit më 22 shkurt 2023.
Një tank rus i shkatërruar në një fushë gruri të mbuluar me borë në rajonin e Kharkivit më 22 shkurt 2023.

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të konsiderojë zgjatjen e marrëveshjes për grurin në Detin të Zi, vetëm nëse adresohen shqetësimet e prodhuesve të saj bujqësorë.

Marrëveshja e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, do të përfundojë këtë muaj, por Rusia ka sinjalizuar se është e pakënaqur me disa aspekte të marrëveshjes, dhe mund të mos e nënshkruajë përsëri.

“(Pala) ruse theksoi se vazhdimi i marrëveshjes së paketës për grurin është i mundur vetëm nëse merren parasysh interesat e prodhuesve bujqësorë rusë dhe të ketë akses të papenguar në tregjet botërore”, thuhet në deklaratë.

Kjo marrëveshje, cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u arrit në muajin korrik të vitit të kaluar.

Përmes saj, u krijua një korridor i mbrojtur transiti detar dhe u projektua për të lehtësuar mungesat globale të ushqimit duke lejuar rifillimin e eksporteve nga tri porte në Ukrainë.

Ukraina është prodhuesi i shtatë më i madh i grurit në botë dhe parashikohet të jetë eksportuesi i pestë më i madh për vitet 2021 - 2022.

Në vitin 2021, eksportet ukrainase të grurit u vlerësuan në 5.1 miliardë dollarë, me Egjiptin, Indonezinë, Turqinë, Pakistanin dhe Bangladeshin si destinacionet kryesore.

Deri në shkurt të vitit 2022 kur filloi pushtimi rus, Ukraina kishte dërguar afërsisht 95 përqind të eksporteve të pritura të grurit për atë vi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG