Imazhe tronditëse të Marinkës së pushtuar nga Rusia
Fotografitë e reja nga brenda Marinkës së rrënuar në rajonin e Donjeckut, në lindje të Ukrainës, tregojnë qytetin e shndërruar në një vend të shkretë të pabanueshëm. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një rrugë që dikur ishte rruga Druzhby e Marinkës, e fotografuar më 4 dhjetor. Asfalti në këtë rrugë tashmë është shkatërruar nga granatimet dhe ka humbur çdo gjurmë të tij.

2
E njëjta pamje e rrugës Druzhby e fotografuar para pushtimit të saj nga forcat ruse.
Marinka shtrihet rreth 22 kilometra në perëndim të Donjeckut dhe dikur ishte shtëpi e 10.000 njerëzve.
Marinka shtrihet rreth 22 kilometra në perëndim të Donjeckut dhe dikur ishte shtëpi e 10.000 njerëzve.

3
Rrënojat e Tempullit të ikonës së Kazanit, Nëna e Zotit, në Marinka e fotografuar më 4 dhjetor.
Që nga fillimi i vitit 2014, Marinka ishte në ose pranë vijës së parë të asaj që atëherë ishte një konflikt midis luftëtarëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase.
Që nga fillimi i vitit 2014, Marinka ishte në ose pranë vijës së parë të asaj që atëherë ishte një konflikt midis luftëtarëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase.

4
E njëjta kishë në Marinka, e fotografuar në gushtin e vitit 2014.
Pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, filluan evakuimet masive dhe deri në marsin e vitit 2023 qyteti ishte krejtësisht i pabanuar.
Pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, filluan evakuimet masive dhe deri në marsin e vitit 2023 qyteti ishte krejtësisht i pabanuar.