Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut regjistron edhe 29 viktima me COVID-19


Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup. Fotografi nga arkivi.
Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup. Fotografi nga arkivi.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 29 viktima dhe 1,045 raste të reja me koronavirus, teksa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,578.

Të dhënat e publikuara të dielën nga Ministria e Shëndetësisë bazohen në testimin e 4,695 mostrave. Prej kësaj shifre, rreth 30 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Sipas autoriteteve nga koronavirusi janë shëruar edhe 2,418 personave.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh, apo 557 janë regjistruar në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 132 persona rezultojnë të jenë riinfetkuar pas imunizimit me nga dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

Raste aktive sipas Institutit të Shëndetit Publike janë 12,324.

Komisioni për Sëmundje Infektive i Maqedonisë së Veriut nga java tjetër do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të protokollit për evidentimin e personave që vdekur me COVID-19. Nuk përjashtohet mundësia që në raportet ditore të mos përfshihen ata që si shkak kryesor të vdekjes kanë sëmundje tjera dhe jo diagnostikimin me sëmundjen COVID-19.

Kryetari i këtij komisioni, Aleksandar Petliçkovski, ka deklaruar për mediat vendore se ekspertët presin që pandemia gradualisht do të bëhet endemi, që sipas tij nënkupton se “virusi do të vazhdojë të jetë mes nesh, por do të shfaqet në grupe, vende, popullata të caktuara dhe nuk pritet të ketë pasoja kaq të rënda apo kaq shumë vdekje”.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë rreth 1.8 milion teste, nga të cilat rreth 278,000 persona janë diagnostikuar me COVID-19.

Personat e vaksinuar dhe të tjerët që kanë kaluar sëmundjen COVID-19 dhe që kanë të vlefshme certifikatën evropiane të vaksinimit, nga e hëna në Greqi do të kenë mundësi të hyjnë pa testin negativ PCR.

Për ata që nuk janë vaksinuar, mbetet detyrimi për një test PCR negativ, të kryer 72 orë përpara udhëtimit ose një test i shpejtë, i kryer të paktën 24 orë përpara mbërritjes në Greqi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG