Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë ndërruar tabelat e emrit të shtetit, duke zëvendësuar emrin Republika e Maqedonisë me emrin e ri. Ndryshimet fillestare janë bërë në kufirin me Greqinë, si dhe në faqen zyrtare të Qeverisë.
"Mirë se vini në Maqedoninë e Veriut"

1
Punëtorët duke pastruar zonën afër kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, afër Gjevgjelisë. Në fotografinë e bërë më 11 shkurt, tabela ende ka mbishkrimin "Republika e Maqedonisë". REUTERS/Ognen Teofilovski

2
Pamja e njëjtë në Gjevgjeli me mbishkrimin e vjetër. REUTERS/Ognen Teofilovski

3
Ndryshimi i emrit të shtetit, nga Republika e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.

4
Punëtorët duke vendosur tabelën me emrin e ri. REUTERS/Ognen Teofilovski