Ndërlidhjet

Mali i Zi, 15 vjet shtet në 15 foto

Pesëmbëdhjetë vjet kanë kaluar që nga 21 maji i vitit 2006, kur Mali i Zi vendosi, nëpërmjet një referendumi, ta rikthente pavarësinë e tij.

Shteti ballkanik kishte fituar fillimisht pavarësinë më 1878, në Kongresin e Berlinit, për t’u bërë shteti i 27-të sovran në botë.

Pas Luftës së Parë Botërore, Mali i Zi ishte aneksuar nga Serbia më 1918, me pëlqimin e fuqive të mëdha, ndërsa dinastia e tij ishte rrëzuar, për t’u bërë pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.

Si pjesë e atij komuniteti, Mali i Zi hyri në Luftën e Dytë Botërore, pas së cilës u bë njëra nga gjashtë republikat e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë.

Në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të 20-të, në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, Mali i Zi mbeti në një federatë dyanëtarëshe me Serbinë, Republikën Federale të Jugosllavisë, e cila më pas u transformua në Unionin Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Mali i Zi arriti të luftonte për të drejtën për mbajtje të një referendumi për pavarësim, i cili u mbajt më 21 maj të 2006-s. (Përgatiti: Trim Haliti)

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG