Fuqia e gazetarisë fotografike qëndron në aftësinë e tregimtarit për të kapur momente kalimtare që kanë ndikim të gjatë. Ajo është gjithashtu profesion i shoqëruar me rrezik, veçanërisht në kohë lufte. Fotoreporteri ukrainas, Maksim Levin, i cili ka kontribuar për Radion Evropa e Lirë, si dhe për media të tjera, si Reuters, BBC, dhe Associated Press, u vra, teksa po mbulonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Një ndihmës i presidentit ukrainas ka thënë se Levin ishte zhdukur më 13 mars, në rajonin e Kievit, dhe se trupi i pajetë i tij është gjetur pranë fshatit Huta Mezhyhirska, më 1 prill. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se, sipas gjetjeve paraprake, Levin “ishte qëlluar për vdekje dy herë me armë të vogla zjarri, nga ushtarakë” të ushtrisë ruse. Levin, 40-vjeçar, ka lënë pas vetes gruan dhe katër fëmijë.
Ndonëse shumica e fotografive të Levinit kishin për subjekt luftën, ai gjithashtu ishte i zoti në kapjen e momenteve të qetësisë që mbeten në kujtesë: Një fshatar duke zhvendosur kafshët e tij në një vend të sigurt pas afrimit të flakëve, një grua e pikëlluar duke qarë në një varrezë, apo një fotografi e thjeshtë e një gruaje duke ia dhënë një ushtari një lule në shenjë mirënjohjeje.
Ju paraqesim disa prej ngjarjeve që Levin i ka dokumentuar me fotoaparatin e tij.
(Përgatiti: Trim Haliti)