Ndërlidhjet

Protesta nëpër botë pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim

Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde.

Policia morale e Iranit e kishte arrestuar Aminin më 13 shtator për moszbatimin e ligjeve të cilat u kërkojnë grave të mbajnë hixhab. Protestues në mbarë botën kanë reaguar duke kërkuar drejtësi dhe duke prerë flokët në mitingje në Stamboll, Berlin dhe më gjerë.

Amini humbi ndjenjat dhe ra në gjendje kome në një stacion policie dhe vdiq tri ditë më vonë. Policia mohon të jetë keqtrajtuar Amini dhe thotë se ajo ka vdekur nga një atak në zemër. Zyrtari i lartë mjekësor në provincën jugore të Hormozganit tha se shkaku më i mundshëm i vdekjes së saj ishte një goditje në kokë.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Anëtarët e grupit aktivist feminist Femen me fjalët "Grua, jetë, liri" të shkruara në gjoks e të zhveshura duke protestuar jashtë Ambasadës së Iranit në Madrid, më 23 shtator.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG