Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës. Albright vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare, njoftoi familja e saj. Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”. Ish-presidenti Bill Clinton, që e kishte emëruar Albrightin në postin e sekretares, tha se bota ka humbur shumë me vdekjen e saj. Albright ishte gruaja e parë që u emërua në postin e Sekretarit të Shtetit.
Kontributi i Madeleine Albright për çlirimin e Kosovës

1
Takimi ndërmjet ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në Departamentin amerikan të Shtetit. 30 maj 1998.

2
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, duke dhënë dëshmi para një nënkomiteti të Senatit amerikan më 16 qershor 1998. Albright deklaroi para këtij trupi se ishte bërë pak përparim në Kosovë në bisedimet midis presidentit të atëhershëm rus, Boris Yeltsin, dhe liderët të asaj kohe të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

3
Ish-sekretarja amerikan e Shtetit, Madeleine Albright, duke folur gjatë një konference për media në Bruksel më 8 tetor 1998. Ajo kishte deklaruar se i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Richard Holbrooke, ishte nisur në Beograd për një përpjekje të re për ta bindur presidentin e atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviq, që t'i jepte fund dhunës në Kosovë.

4
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në selinë e NATO-s në Bruksel më 8 dhjetor 1998. Gjatë takimit që u mbajt atë ditë, ministrat e Jashtëm të aleancës kishin diskutuar për Ballkanin dhe kishin hartuar një draft-strategji të re për këtë rajon. Situata në Kosovë, gjatë këtij takimi, ishte vlerësuar si çështje me shqetësim të lartë për NATO-n.