Ndërlidhjet

Lukashenka: Putin nuk po e shtyn Bjellorusinë që të hyjë në luftë me Ukrainën


Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Moskë, 9 shtator 2021.
Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Moskë, 9 shtator 2021.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po tenton të shtyjë Bjellorusinë që t’i bashkohet luftës në Ukrainë.

Kështu tha lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, në një intervistë të publikuar më 17 gusht.

“Për të përfshirë Bjellorusinë... çfarë do të përfitonim? Asgjë”, tha Lukashenka, një prej aleatëve më të ngushtë të Putinit.

Lukashenka po ashtu tha se beson se Rusia veçse ka arritur qëllimet në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, duke theksuar se të dyja palët duhet të ulen dhe të negociojnë.

Sipas tij, Kievi dhe Moska duhet të jenë të gatshëm të diskutojnë për të gjitha çështjet, përfshirë edhe të ardhmen e gadishullit ukrainas të Krimesë – që Moska e aneksuar paligjshëm më 2014 – dhe të gjitha territoret e tjera që Moska pretendon se i ka nën kontroll.

Lukashenka tha po ashtu se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka ndërprerë ato.

Këto kontakte kanë ndodhur disa muaj më parë, përfshirë edhe një diskutim për mundësinë e hyrjes së Bjellorusisë në luftë, në anën e Rusisë, tha Lukashenka.

Bjellorusia ka lejuar Rusinë që të përdorë territorin e saj për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Minsku është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për shkak të ndihmës që i jep Moskës gjatë pushtimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG