Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në vijën e parë të frontit në Severodonjeck

1
Një tank ukrainas në një pozicion në vijën e parë gjatë luftimeve të ashpra në qytetin Severodonjeck më 8 qershor.

2
Një ushtar ukrainas shikon betejën që po zhvillohet poshtë tij në qytetin Severodonjeck.

3
Një ushtar ukrainas vrapon i përkulur për t'u mbrojtur.

4
Një ushtar ukrainas duke qëndruar në pozicionin e tij.
Facebook Forum