“Legjioni i huaj” i Ukrainës, në frontin e luftës në Severodonjeck
Vullnetarë nga Gjeorgjia, Franca, Australia, Brazili dhe shtete të tjera po luftojnë në frontin e parë në betejën që po zhvillohet në qytetin lindor të Ukrainës, në Severodonjeck. Gazetari Maryan Kushnir i shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë shoqëroi një grup personash që thonë se kanë ardhur nga jashtë për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës ndaj pushtimit rus.