Ndërlidhjet

Ekstremistët djathtistë stërvitin fëmijët dhe pensionistët ukrainas për luftë


Ekstremistët djathtistë stërvitin fëmijët dhe pensionistët ukrainas për luftë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:46 0:00

Valentyna Konstantynovska, 79-vjeçare, banore e Mariupolit, në jug të Ukrainës, thotë se dëshiron të jetë gati që ta mbrojë familjen e saj, në rast të një pushtimi rus. Ajo ishte në mesin e një grupi civilësh, përfshirë fëmijë, të cilëve iu prezantuan disa armë dhe iu dhanë udhëzime se si t’i përdornin ato. Stërvitja u krye nga një njësit i Gardës Kombëtare të Ukrainës, i afërt me Batalionin Azov të ekstremit të djathtë, të cilin FBI-ja më 2018 e ka lidhur me ideologji neonaziste dhe me organizata të supremacistëve të bardhë. Ndërsa, në rajonin Çerkasi të Ukrainës, fshatarët po ashtu po përgatiten të luftojnë, duke përdorur pushkët e tyre të gjuetisë. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Lendi Susuri)

XS
SM
MD
LG