Kurs për mbijetesë: Ukrainaset mësojnë përdorimin e armëve
Teksa lufta në Ukrainë tashmë ka hyrë në muajin e 17-të, për civilët në Kiev është mbajtur një trajnim për shkathtësi të mbijetesës, përfshirë gjuajtjen me armë zjarri. Rreth 70 për qind e të regjistruarve ishin gra, të vendosura për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre. (Përgatiti: Albina Kastrati)

1
Dy gra me pushkë AK-47 të improvizuara duke ushtruar se si të gjuajnë me armë zjarri, gjatë një trajnimi në Kiev më 11 korrik. Autoritetet në kryeqytet po ofrojnë trajnime për mësimin e shkathtësive të mbijetesës për qytetarët, duke përfshirë edhe si të gjuajnë me armë zjarri, të japin ndihmën e parë mjekësore dhe t'i dallojnë minat në tokë.

2
Pjesëmarrësit duke dëgjuar instruktorin gjatë trajnimit për gjuajtje me armë zjarri për qytetarët.
Sipas zëvendësdrejtorit për siguri komunale në Kiev, Mykhaylo Shcherbyna, më shumë se 2000 persona janë regjistruar për trajnim, i cili u realizua më 11 korrik, ku 70 për qind e pjesëmarrësve ishin gra.

3
Një instruktor duke drejtuar qëndrimin e një gruaje, e cila është duke e mbajtur një pushkë AK-47 gjatë trajnimit për gjuajtje me armë zjarri.
"Qëllimi kryesor këtu është që t'i mësojmë njerëzit se si të mbijetojnë dhe t'u përgjigjen këtyre kërcënimeve ushtarake që ekzistojnë", shpjegoi Shcherbyna. Autoritetet lokale po shpresojnë se kështu duke i trajnuar njerëzit, do të parandalojnë numrin e viktimave në të ardhmen.

4
Pjesëmarrësit duke e shikuar një instruktor se si po shënjestron në ekran me një pushkë të improvizuar.
Shcherbyna thotë se arsyeja pse nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve për trajnim, shumica janë gra, është sepse një pjesë e madhe e burrave veçse janë në vijën e parë të frontit.
Shcherbyna thotë se arsyeja pse nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve për trajnim, shumica janë gra, është sepse një pjesë e madhe e burrave veçse janë në vijën e parë të frontit.