Ndërlidhjet

Rusia shënjestron ueb-faqet e mediave perëndimore


Një laptop me flamurin rus në ekran (fotografi ilustruese).
Një laptop me flamurin rus në ekran (fotografi ilustruese).

Ueb-faqet e disa mediave perëndimore kanë qenë në shënjestër të një operacioni pro-rus, që përdor seksionet për komente të ueb-faqeve për të shtrembëruar opinionin publik, tregon një hulumtim i kryer në Britani.

Hulumtimi i Institutit të Kërkimeve të Krimit dhe Sigurisë në Universitetin Cardiff thotë se artikujt e mediave perëndimore kanë marrë shpesh komente në mbështetje të interesave ruse.

Këto komente pastaj janë shpërndarë në mediat në gjuhën ruse dhe janë përdorur si bazë për artikujt, që sugjeronin miratimin e publikut perëndimor për politikat e Kremlinit.

Operacioni, i cili, sipas studiuesve, është në vazhdim e sipër, ka pasur në shënjestër 32 media në 16 vende, përfshirë Washington Post dhe Fox News në Shtetet e Bashkuara dhe Daily Mail, Daily Express dhe The Times në Britani.

Ueb-faqet e tjera të shënjestruara përfshijnë: Le Figaro në Francë, Der Spiegel dhe Die Welt në Gjermani dhe La Stampa në Itali.

Taktika është zbuluar këtë vit, por besohet se ka nisur së paku në vitin 2018 dhe se, së voni, është përqendruar në tërheqjen e Perëndimit nga Afganistani.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rusinë për përdorimin e mediave sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016 dhe 2020.

Sipas SHBA-së, hakerët rusë janë fajtorë edhe për një seri sulmesh kibernetike, të kryera kohëve të fundit.

Por, Rusia vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen në operacionet e keqinformimit dhe në sulme kibernetike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG