Ndërlidhjet

Ukraina kërkon pajisje për centralet bërthamore


Pamje nga ajri e centralit bërthamor Zaporizhja, e bërë më 2 shtator, 2019.
Pamje nga ajri e centralit bërthamor Zaporizhja, e bërë më 2 shtator, 2019.

Ukraina i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) një listë të pajisjeve, që janë të nevojshme për funksionimin e sigurt të objekteve të saj bërthamore, gjatë luftës.

Sipas njoftimit të postuar në ueb-faqen e ANEB-it, lista përmend në mënyrë specifike instrumente matëse të rrezatimit, materiale mbrojtëse, sisteme të energjisë elektrike dhe gjeneratorë me naftë.

ANEB ka dërguar pajisje në Ukrainë muajin e kaluar, thuhet në njoftim, ndërsa pjesa tjetër pritet të dorëzohet kur drejtori i përgjithshëm i agjencisë të vizitojë termocentralin bërthamor të Çernobilit, këtë javë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Forcat e saj kanë marrë fillimisht kontrollin e dy termocentraleve bërthamore në Ukrainë - Zaporizhjas dhe Çernobilit - por më pas ato janë kthyer sërish nën kontrollin forcave ukrainase.

Në fillim të marsit, bombardimet e ushtrisë ruse kanë goditur centralin bërthamor të Zaporizhjas, i cili është më i madhi në Evropë.

Siguria e njësisë, megjithatë, nuk është dëmtuar dhe nivelet e rrezatimit kanë mbetur normale.

Atëbotë, ANEB ka thënë se ka vendosur qendrat për incidente dhe emergjenca në gatishmëri të lartë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG