Ndërlidhjet

Izraeli synon t’i zvogëlojë 85% të emetimeve të karbonit


Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.

Izraeli, deri në mes të shekullit, do t’i zvogëlojë emetimet e karbonit për 85% nga nivelet e vitit 2015, tha Qeveria e tij.

Kryeministri Naftali Bennett tha se vendimi do ta ndihmojë vendin që gradualisht të zhvendoset në një ekonomi me nivele të ulëta të karbonit.

Synimet përfshijnë zvogëlimin e shumicës dërrmuese të emetimeve nga transporti, sektori i energjisë elektrike dhe mbetjet komunale.

Bota tashmë është ngrohur për rreth 1.2 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat pritet të vazhdojnë të rriten, nëse qeveritë nuk bëjnë zvogëlime të mëdha të shkarkimeve të gazrave, që thuhet se i kontribuojnë ngrohjes globale.

Bennett tha se plani i tij do të çojë në “ekonomi të pastër, efikase dhe konkurruese” dhe se do ta vendosë Izraelin në ballë të betejës kundër ndryshimeve klimatike.

Synimet e Izraelit janë në përputhje me Marrëveshjen e Parisit për Klimën - një traktat ndërkombëtar për luftimin e ngrohjes globale, ligjërisht i detyrueshëm, i miratuar nga gati 200 vende.

Traktati synon ta mbajë ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG