Ndërlidhjet

Në strehimoret ku Hamasi vrau izraelitët e bllokuar

Muret e betonta të strehimoreve nga bombardimet në Rrugën 232 në jug të Izraelit, janë bërë një kanavacë e dhimbjes për familjet dhe miqtë që u vranë brenda tyre nga grupi radikal palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Mbishkrimet, vizatimet, lutjet dhe poezitë përkujtojnë të vdekurit.

Tre muaj më vonë, era e gjakut ende rri pezull në ajër në strehimoret e ngushta prej betoni, ku luftëtarët e Hamasit hodhën granata dhe hapën zjarr për të vrarë dhjetëra izraelitë që ishin strehuar brenda.

Shtatë persona mbijetuan, në mesin e tyre ishte një nga miqtë e plagosur të Segevit, i cili solli varësen e përgjakur me Yllin e Davidit që i ishte dhënë Segevit nga gjyshërit e tij.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


XS
SM
MD
LG