Ndërlidhjet

Sanchez: Lojtaret i dhanë mësim botës pas puthjes në Kupën e Botës


Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, u pezullua nga detyra pasi e puthi me forcë futbollisten Jenni Hermoso më 20 gusht 2023.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, u pezullua nga detyra pasi e puthi me forcë futbollisten Jenni Hermoso më 20 gusht 2023.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të shtunën se futbollistet e shtetit të tij “i kanë dhënë mësim botës”, duke protestuar pas puthjes së shefit të federatës Luis Rubiales në Kupën e Botës.

“Lojtaret tona kanë fituar dy herë, herën e parë në fushë, dhe tani duke i dhënë mësim botës, mësim për barazinë në mes të burrave dhe grave”, ka thënë Sanchez.

Futbollistja spanjolle Jenni Hermoso u është bashkuar protestave masive të lojtareve gra javën e kaluar, duke thënë se ajo nuk ka pranuar të puthet nga shefi i suspenduar i Federatës spanjolle Rubiales, pas fitores që kanë shënuar futbollistet spanjolle në kampionatin Kupa e Botës.

Sanchez, duke folur nga Mallaga, e ka duartrokitur qëndrimin e lojtareve.

Në një deklaratë të lëshuar javën e kaluar, futbollistet kanë thënë se nuk do të pranojnë të marrin pjesë në asnjë garë ndërkombëtare nëse në krye të Federatës së Futbollit të Spanjës do të jetë udhëheqësia aktuale.

Rubiales, 46-vjeçar, ka refuzuar të japë dorëheqje, duke provokuar zemërim në masë.

Sanchez ka thënë se Spanja është shtet feminist dhe gratë marrin vendime.

Të premten, gjykata për sporte në Spanjë, është pajtuar për ta hetuar Rubialesin për puthjen, pasi ai ka insistuar se do ta “dëshmojë të vërtetën”.

Qeveria ka nisur ankesë kundër Rubialesit përmes Këshillit Kombëtar për Sporte, duke e akuzuar për shkelje “shumë serioze”.

Rubiales është pezulluar nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA) për 90 ditë, derisa ndaj tij të vendoset për masa disiplinore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG