Ndërlidhjet

Lituania do të kërkojë që Ukrainës t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO në korrik


Një anëtar i protokollit rregullon flamurin ukrainas ndërsa, teksa bëhen përgatitje për takimin mes ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. 7 prill 2022.
Një anëtar i protokollit rregullon flamurin ukrainas ndërsa, teksa bëhen përgatitje për takimin mes ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. 7 prill 2022.

Parlamenti lituanez miratoi më 6 prill një rezolutë, e cila propozon që Ukrainës t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO gjatë samitit të aleancës që do të mbahet në korrik, në këtë shtet.

Nga 141 deputetë të parlamentit, 129 morën pjesë në votim dhe të gjithë e votuan pro rezolutës.

"Ne besojmë se Ukraina do të kontribuojë në sigurinë tonë dhe do ta bëjë NATO-n më të fortë," tha kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Zygimantas Pavilionis.

Samiti i ardhshëm i NATO-s është planifikuar të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Në shkurt, Ukraina tha se shpreson të marrë ftesën për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj vere.

Më 30 shtator të vitit të kaluar, Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar.

Në ditën e aplikimit, sekretarit i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet për ofertën e Ukrainës në NATO tha se "çdo demokraci në Evropë ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe aleatët e NATO-s e respektojnë këtë të drejtë. Dhe, ne kemi deklaruar vazhdimisht se dera e NATO-s mbetet e hapur".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG