Ndërlidhjet

Lituania miraton "përdorimin e forcës" për të mbajtur migrantët larg kufirit


Zyrtarë policorë dhe migrantë afër një tende në Rudninkai, Lituani. 2 gusht 2021.
Zyrtarë policorë dhe migrantë afër një tende në Rudninkai, Lituani. 2 gusht 2021.

Autoritetet në Lituani kanë thënë se rojet e tyre kufitare janë urdhëruar që të kthejnë migrantët, të cilët tentojnë të hyjnë ilegalisht në këtë shtet, ndërkohë që vazhdon kriza në pikën kufitare me Bjellorusinë.

Ministria e Brendshme në këtë vend ka thënë më 3 gusht se “përdorimi i forcës varet nga shkaqet”, mirëpo rojet janë të autorizuara nëse ka nevojë.

Zyrtarë lokalë dhe ata evropianë kanë fajësuar Alyaksandr Lukashenkan për kalimet kufitare të migrantëve, kryesisht irakianë nga kufiri me Bjellorusinë.

Lukashenka ka kërcënuar vazhdimisht se do të lejojë migrantët të kalojnë në BE, si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Minskut, për shkak të zgjedhjeve të manipuluara vitin e kaluar në Bjellorusi.

Njoftimi i autoriteteve nga Lituania ka ardhur një vit pasi një rekord prej 287 migrantësh kanë kaluar nga Bjellorusia në këtë shtet.

“Ky është provokim i regjimit të Lukashenkas”, ka thënë Komisionarja e Bashkimit Evropian për Punë të Brendshme, Yiva Johansson, gjatë një vizite në Lituani.

“Ne duhet të tregojmë se nuk ka qasje të lira në territorin e BE-së”, ka deklaruar ajo.

Më shumë se 4,000 migrantë janë ndaluar nga autoritetet e Lituanisë gjatë këtij viti, në krahasim me 81 më 2020.

Kufiri 679 kilometra i gjatë në mes të Lituanisë dhe Bjellorusisë, është kryesisht pa ndalesa fizike.

Më shumë se dy e treta e migrantëve janë shtetas të Irakut, të cilët duket se kanë arritur në Minsk, përmes fluturimeve të shpeshta nga Bagdadi.

Bjellorusia ka thënë se është në përgatitje e sipër të më shumë fluturimeve nga dy qytete tjera irakiane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG