Ndërlidhjet

Simiq: Lista Serbe e gatshme të bisedojë me liderët shqiptarë


Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq
Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq

Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky subjekt politik është i gatshëm të bisedojë rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës me të gjithë liderët e partive shqiptare. Ai ka thënë po ashtu se për Listën Serbe mbetet prioritet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Simiq nuk ka dhënë ndonjë preferencë në raport me pretendimet e kandidatit të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e Qeverisë, duke thënë se e drejta e mandatarit i takon shumicës shqiptare.

Ne do të marrim pjesë në të gjitha konsultimet politike, pavarësisht se a është ai Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo Isa Mustafa. Ne nuk mund të ndikojmë në çështjen e mandatarit”, ka thënë Simiq.

Kush do të jetë kryeministër - Haradinaj apo Kurti?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Ndër çështjet më me prioritet për Listën Serbe, pas formimit të Qeverisë së re mbetet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Andaj, Simiq ka thënë se në Qeverinë e re, Lista Serbe do të angazhohet që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me theks të veçantë në çështjet që prekin në interesat e këtij komuniteti.

Është shumë me rëndësi që të zbatohet e gjithë ajo që është arritur në Bruksel, para së gjithash mendoj në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që paraqet imperativ për komunitetin serb në Kosovë dhe ekzistencën e tij”, ka thënë Simiq.

Ndonëse ka konfirmuar pjesëmarrjen në bisedimet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, Simiq, në këtë fazë, nuk ka dhënë ndonjë preferencë rreth ministrive që i synon Lista Serbe.

Lista Serbe dhe bashkësia serbe në Kosovë duhet të përfaqësohet fuqishëm në institucione, si në Qeveria ashtu edhe në Kuvend”, shprehet Simiq. Tash për tash, nënvizon ai, nuk mund të dihet se cilat ministri do t’i ndahen Listës Serbe, por ai pret që ky subjekt politik të ketë ndikimin e vet në vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës, sidomos për çështjet në interes të komunitetit që përfaqëson.

zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Lista Serbe ka fituar 9 nga 10 ulëset sa i takojnë këtij komuniteti. Andaj, si parti fituese nga subjektet serbe, pritet që kjo Listë ta përfaqësojë komunitetin serb në Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG